Flash News

Ditari i Opozitës

E kritikoi në Kuvend, por Basha urdhëroi deputetët me SMS të mos votojnë kundër Eurobondit 700 mln euro  

E kritikoi në Kuvend, por Basha urdhëroi deputetët me SMS të

Ndonëse mbajti një qëndrim kritik ndaj qeverisë Rama, kur vjen puna te votimet Basha duket se ka vepruar ndryshe.

Kreu i PD, Lulzim Basha u ka kërkuar deputetëve demokratë që në seancën e shkuar në Kuvend të mos votojnë kundër Eurobondit prej 700 mln euro

Syri TV ka publikuar një urdhër që u është dërguar me mesazh në telefon deputetëve të Partisë Demokratike, ku u kërkohet fillimisht që të votohet “pro”  borxhit 700 milionë euro dhe abstenim për kredinë për OSHEE-në. 

E kritikoi në Kuvend, por Basha urdhëroi deputetët me SMS të

“Përshëndetje; për kujtesë për votimin; 
1. Projektligji për Eurobond, votimi Pro; 
2. Projektligji për huanë e OSHEE, Abstenim; 
3. Projektligji për buxhetin faktik, Kundër; 
4. Projektvendim për ngritjen e komisionit hetimor për inceneratorët, Pro sipas propozimit të PD…"

Teksa të gjithe deputetët e PD u përgatitën që të bashkonin votat me deputetët e PS, një tjetër  urdhër iu mbërriti në telefonate tyre, që do të  zbuste disi kritikat që do të merrnin, nga pro do të votohej “abstenim”.

“Më falni, ka një gabim; Eurobond Abstenim”, thuhet në  një mesazh të dytë.

Pra siç duket qartë në këtë komunikim, Basha u kërkoi deputetëve që të mos votonin kundër asaj që e cilësonin si vjedhje të shqiptarëve, e prej 2 javësh e kritikonin me tone të ashpra në çdo dalje për mediat e çdo fjalim në Kuvend.  

“Sot vini me një tjetër Eurobond, 700 milionë euro dhe ofendoni edhe inteligjencën e njerëzve duke i rënë gjoksit të merrni borxh për të fshehur dështimin e asaj që i keni bërë ekonomisë. Sepse po merrni borxh për të larë borxh, prandaj dhe kur thoni që Eurobondi merret për mbulim të përgjithshëm të shpenzimeve buxhetore, citoj nga dokumenti juaj, pa shpjeguar praktikisht asgjë, tregoni pikërisht që e keni për të mbyllur gropat që keni hapur këto vite.

E sidomos në masakrën e fundit zgjedhore ku bashkë me shpenzimet buxhetore që partia shtet bëri në kurriz të demokracisë, i morët përkohësisht në punë dhe 12 mijë patronazhistë, apo klient elektoral në sektorin publik vetëm si qokë elektorale që sot iu kushton qytetarëve shqiptarë 117 milionë euro më shumë. 117 milionë euro më shumë. Ju duken pak? Por në fakt duhet ta besoni, në duart e konsumatorëve janë shumë”, deklaronte Basha në Kuvend.

Për borxhin 700 milionë euro kanë votuar pro 78 deputetë të Partisë Socialiste e aleate si dhe 33 deputetë të Partisë Demokratike kanë abstenuar dhe vetëm 4 vota janë regjistruar kundër nga sekretaria e Kuvendit.

Të fundit