Flash News

Ditari i Opozitës

"E kthyer në masakër mjedisore", denoncon kreu i PD Vlorë: Ja çfarë do i ofrojë Rama turistëve këtë sezon

"E kthyer në masakër mjedisore", denoncon kreu i PD

Kreu i PD, Vlorë Atird Hoxha ka denoncuar me foto situatën e krijuar në nisje të sezonit turistik, duke e cilësuar si masakër mjedisore.

Sipas Hoxhës, Vlora ka 3 ditë pa ujë, Llogaraja është mbytur nga pluhuri i betonit dhe Orikumi është i ndotur nga plehrat.

Sipas tij, me këtë situatë qeveria do të presë turistët këtë sezon. 

Deklarata e plotë: 

Të dashur qytetarë të Vlorës,

Kjo është pamja e Llogarasë sot. Në vend të mjegullave që ia dhuron Zoti çdo ditë kësaj perle të Shqipërisë, qeveria i gostit shqiptarët dhe turistët me këtë re pluhuri.

Kjo masakër mjedisore, në një nga zonat më të frekuentuara të vendit është vepër e firmave të ndërtimit të Edi Ramës që ai i mundëson me firmat e tij fap e fap.

Nëse për të larë pluhurin nga pemët dhe nga shpatet e kodrave do presim shiun, po mushkëritë e udhëtarëve dhe banorëve, po prodhimet e zonës, me çfarë pastrohen?
Kjo është pamja sot, dhe ky është një fakt jo lajme të kurdisura në televizionet e freskut qeveritar.

Kjo është Vlora e Edi Ramës dhe Ermal Dredhës së Rilindjes.

"E kthyer në masakër mjedisore", denoncon kreu i PD

Mos harroni se kjo është vetëm pak kilometra nga sheshi i hapur te rrethrrotullimi i Orikumit ku hidhen plehrat e bashkisë.

Rilindjes i kanë plasur të gjitha, edhe cipa.

"E kthyer në masakër mjedisore", denoncon kreu i PD

Ndërsa këtu jemi në qytet brenda. Plasja e tubacionit të ujrave të bardha jo vetëm ka dëmtuar disa biznese përreth, ka lebetitur banorët dhe turistët, por ka lënë prej ditësh pa ujë banorët e qytetit.

"E kthyer në masakër mjedisore", denoncon kreu i PD

Pa four për vendimin idiotesk dhe dashakeqës të kryerjes së punimeve në hapje të sezonit turisitik. Vlora pret 9 muaj për 3 muaj verë dhe turizëm dhe këta për tre orë ia shkatërrojnë të gjitha.

Kjo është Vlora, kjo është qeverisja e saj këtu, dhe ajo në Tiranë e deputetit të parë.

Prandaj shqiptarët ikin dhe vendi zbrazet.
Kjo qeveri kujton se me Lungomaren e vitrinës mbulon lungo-turpin e gjithë Vlorës.

Të fundit