Flash News

Ditari i Opozitës

“E mer mret sa i mençëm je”/ Paloka ironizon Ramën: Lum shqiptarët që të kanë

“E mer mret sa i mençëm je”/ Paloka ironizon Ramën:

Deputeti demokrat Edi Paloka ka reaguar, pas deklaratës së kryeministrit Rama në lidhje me zjarret në vend i cili tentoi të heqë përgjegjësinë nga vetja duke thënë se edhe vendet e tjera po digjen nga zjarret jo vetëm Shqiëria. 

Në një reagim në rrjetet sociale, përmes ironisë, ligjvënësi demokrat, i ka kujtuar Ramës ‘mençurinë’ që përdor në situata të tilla, ndërsa thekson Paloka, vetëm qytetarët 'nuk kuptojnë' mbi gjendjen në të cilën ndodhen ata, jo vetëm për zjarret por gjithçka ka të bëjë me ta.

‘Fix e ke logjikën! Po pse vetëm për zjarret? Unë them që edhe urgjencat në spitale, autoambulancat…madje dhe vetë spitalet nuk kemi për çfare t’i duam?’, shkruan me ironi Paloka.

‘Lum shqiptarët që të kanë e të mbajnë o “mret” se di t’ua bësh mirë llogaritë. Si është ajo shprehja: “Ja mat kokën me fije peri!”, përmbyll mesazhin e tij deputeti demokrat.

Postimi i Palokës:

Të fundit