Flash News

Ditari i Opozitës

“Krime monstruoze elektorale”, Berisha: Rama po përdor qindra miliona euro për të blerë vota

“Krime monstruoze elektorale”, Berisha: Rama po përdor qindra

Kryedemokrati Sali Berisha tha se Partia Socialiste e ka shkelur Kodin Zgjedhor më shumë dhe më haptazi se kurrë. Berisha u shpreh se Rama po përdor në fushatë qindra miliona euro për të blerë vota.

Berisha deklaroi se Rama po ndërhyn në rroga dhe po shpërndan bonuse gjë që nuk ka ndodhur në 32 vite demokraci.

Teksa i cilësoi krime monstruoze, Berisha paralajmëroi Ramën se do të ndëshkohet për aktet që ka ndërmarrë.

“Kodi elektoral po shkelet në këtë fushatë më shumë se kurrë dhe më haptaz se kurrë. Së pari, Edi Rama armik i votës së lirë të shqiptarëve, po përdor në këtë fushatë si kurrë në 32 vite, qindra e qindra milionë euro për të blerë vota me to haptaz publikisht. Shpërndan bonuse, ndërhyn në rroga. Kjo nuk ka ndodhur kurrë. Asfalti siç e shihni ka plasur në të katërt anët. Ky shtet mafioz, ky narko-shtet është shndërruar në një makinë të verbër elektorale, që shkelmon nen për nen kartën e Kopenhangenit për zgjedhje. Ajo që konstatoj dhe unë i them Edi Ramës po kryen krime monstruoze elektorale, për të cilat të garantoj që do të ndëshkohesh”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit