Flash News

Ditari i Opozitës

"E nderuat kaq shumë sot 22 marsin", Berisha-protestuesve: E tmerruat Edvin Kristaq Ramën!

"E nderuat kaq shumë sot 22 marsin", Berisha-protestuesve: E

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në fund të protestës kombëtare të 22 Marsit, falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen, duke e cilësuar tubimin si një nga më të mëdhenjtë dhe më të rëndësishmit në vitet e fundit.

Ai u shpreh se, protesta shënoi një moment të rëndësishëm simbolik, pasi përkon me përvjetorin e përmbysjes së regjimit komunist, ndërsa e krahasoi situatën aktuale me një ‘diktaturë të re’.

Berisha theksoi se qytetarët ‘e nderuan më shumë se kurrë këtë datë historike’, duke shtuar se kjo ishte vetëm një fazë e përballjes politike.

Berisha: Një përshëndetje vëllazërore, një mirënjohje të pakufishme.
Me guximin, trimërinë, qëndresën tuaj nderuat më shumë se kurrë këtë datë historike të kombit shqiptar, përmbysjen e diktaturës komuniste 34 vite më parë.
Por njëkohësisht i dhatë edhe goditjen më të merituar diktaturës së sotme.
Kjo ishte një betejë e shkëlqyer dhe u garantoj se tjetra do jetë dhe më e shkëlqyer dhe se për Edi Ramën nuk do ketë më strofull, nuk do ketë më vrimë miu ku do futet.
Kryengritja paqësore e shqiptarëve do u japë atyre ndëshkimin që meriton.
Do ta çojë tek etërit e tij mizorë.
Keni qenë të shkëlqyer... nuk di domethënë se si e nderuat kaq shumë sot 22 marsin.
E tmerruat Edvin Kristaq Ramën.
Prandaj dhe ne le të zotohemi në këtë shesh se nuk ka paqe në këtë vend me ata të cilët kanë vjedhur dhe vjedhin si hijena pasuritë publike të shqiptarëve dhe pasurohen vetë.
Përdorin ligjet dhe mandatet e krimit për të mbrojtur vjedhjet e tyre.
Qëndresa jonë, ndëshkimi ynë do të bjerë mbi ta dhe ata do përfundojnë në Lanë.
Do përfundojnë në koshat e plehrave të historisë.
E patë vetë ju si e kishte rrethuar nga të katër anët me policë.
Po ka rrethim që na pengon ne? kurrë mo kurrë!
Prandaj Edi Rama jep dorëheqjen sa më shpejt.
Jep dorëheqjen se do të tërheqim ashtu siç s’ta pret mendja.

Të fundit