Flash News

Ditari i Opozitës

E ndjen veten ende nënkryetare të PD? Tabaku: Nuk jap deklarata për çështje partiake

E ndjen veten ende nënkryetare të PD? Tabaku: Nuk jap deklarata

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku, ka folur për  aferën e inceneratorëve dhe arrestimet e fundit të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve nga GJKKO.

E pyetur në studion e News 24, nëse e ndjente ose jo ende veten nënkryetare të PD, Tabaku refuzoi të përgjigjej duke kërkuar që fokusi të mbahej mbi inceneratorët. Ajo shtoi se i është bashkuar PD-së që në moshën 16-vjeçare, duke theksuar se nuk ka dëshirë të japë deklarata për çështje partiake.

“Me gjithë respektin që kam, do preferoja që lajmi të ngelet abuzimi dhe korrupsioni i 430 mln euro, te puna e PD dhe Komisioni Hetimor, me shumë sulme dhe fare pak mbështetje. Dua që lajmi doja të fokusohej këtu. E di që çdo lajm që unë them për PD, bëhet lajm i ditës. Kam preferuar që mendimet e mia t’i jap në forumet e PD dhe do vazhdoj t’i jap atje. S’kam hyrë sot në PD, kam që 16 vjeçe. Besoj se i shoh gjerat me pak emocion dhe për të parë të ardhmen dhe do të jap atje ku i kam dhënë. Skam pasur qejf që të jap deklarata të tilla për çështje partiake”, tha Tabaku.

Të fundit