Flash News

Ditari i Opozitës

Sulme nga Irani? Berisha: Njoftimi i ambasadës i bazuar në informacione, duhet kujdes

Sulme nga Irani? Berisha: Njoftimi i ambasadës i bazuar në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me deklaratën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë për rreziqe të mundshme sigurie, duke theksuar se njoftimi bazohet në informacione konkrete.

Sipas tij, paralajmërimi i ambasadës është bërë në mënyrë transparente, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve amerikanë, interesave dhe ndërmarrjeve të tyre në Shqipëri, por edhe për të informuar qytetarët shqiptarë.

Berisha: Lidhur me deklaratën e ambasadës së SHBA, nuk duhet pasur dyshim se ajo deklaratë nuk bazohet në informacione të caktuara, të cilat bëjnë të domosdoshëm njoftimin e dhënë nga ambasada në mënyrë transparente më së pari për mbrojtjen e qytetarëve amerikanë në Shqipëri, interesave, ndërmarrjeve të tyre në Shqipëri, por kjo edhe qytetarëve shqiptarë.

Irani është një shtet që sponsorizon terrorizmin dhe në rastin e Shqipërisë përdor si pretekstin praninë e muxhahedinëve në Manzë. Prani e cila nuk duhet të jetë pretekst pasi ata nuk janë organizatë ushtarake, por një grupacion i ardhur në Shqipëri për qëllime humanitare.

Natyrisht duhet thënë janë kundërshtarë të regjimit të Ajatollahëve, se përndryshe do ishin në Teheran. Mendoj se njoftimi është bërë mbi bazë informacioni. Mendoj se nuk ka vend për panik, duhet ta them këtë, por për kujdes po.

Të fundit