Flash News

Ditari i Opozitës

E paralajmëroi me dosje të tjera, Basha i përgjigjet Berishës: Ka vetëm një dosje, ‘non grata’ jote nga SHBA

E paralajmëroi me dosje të tjera, Basha i përgjigjet

Kreu i PD Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të ish kryeministrit Sali Berisha, pasi nga foltorja e Devollit, e paralajmëroi se do publikojë dosje të tjera veç ‘Toyota Yaris’ dhe dosjes ‘Muzin’.

Në një postim në tëitter, Basha shkruan se ka vetëm një dosje, ‘non grata’ e Berishës nga SHBA.

Trillimet e shpifjet nuk e zgjidhin dot hallin e Sali Berishës. Ka vetëm një dosje, ka vetëm një çështje dhe ajo është çështja NON GRATA nga SHBA. Është kjo çështje që e detyron Sali Berishën të bjerë kaq poshtë me shpresën se do ta shndërrojë PD-në në mburojë të interesave personale. Nuk ka gjë më të ulët se të përdorësh demokratët dhe ndjeshmëritë e tyre si mish për top për hallin tënd personal”, shkruan Basha.

Të fundit