Flash News

Ditari i Opozitës

“E paralajmërova Bardhin për ngjarjet në Elbasan”, Turku: Ringritjen e solli Berisha, e votoj për kryetar

“E paralajmërova Bardhin për ngjarjet në Elbasan”,

Ish-ministri Ardian Turku, një nga ‘xhaketat e vjetra’ të rikthyera në PD, u rendit mes 150 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të zgjedhur në 30 prill.

Duke komentuar në edicionin e lajmeve në MCN TV zhvillimet në selinë blu, Turku zbuloi se e kishte paralajmëruar Gazment Bardhin lidhur me ngjarjet që mund të ndodhnin në Elbasan, qytetet ku sipas tij të bandat dilnin në rrugë dhe intimidonin njerëzit.  

Kam marrë pjesë në çdo lloj proteste, kurse tani jam anëtar i Këshillit Kombëtar. Kam pasur kontakte të përhershme me Komisionin e Rithemelimit. Që në momentet e para kur doli problem i shpalljes non grata kam takuar z.Berisha. Pavarësisht se s’jam shfaqur në media, kam qenë aktiv në bazë. Kam qenë gjithmonë i pandarë nga baza. Unë qejfmbetje personale s’kam. I vetmi shqetësim i imi është që vendi nën qeverisjen socialiste s’po ecën mirë. Nuk dua të them që rikthimi im ka lidhje me rikthimin e Berishës, ka të bëjë me interesat e vendit.

Nuk e kam menduar që duhet të jemi të përjetshëm në politikë. S’kam qejfmbetje dhe nuk e kam reflektuar, të sulmoj z.Basha publikisht apo ta etiketoj. Të qenit në majë të pushtetit duhet të jetë në bazë të meritës. Mbi mënyrën si është drejtuar PD, kemi folur në bazë për gjërat që shkonin keq. Sidomos mbi dorëzimin e mandateve, kam bërë debate të forta që ku po shkoni që nuk futeni në zgjedhjet lokale.

Qyteti i Elbasanit ka qenë me problematika të mëdha. E paralajmëruar Bardhin për shumë nga gjërat që ndodhën. Do shfaqen edhe në të ardhmen. Ato që ndodhën duhen analizuar me kujdes. Nuk kishe si të veproje ndryshe në Elbasan, të fortët dhe bandat dilnin në rrugë. Nuk di çfarë të bësh me njerëzit që intimidojnë haptas. Policia u hapte rrugën dhe i përkrahte“, tha Turku.

I pyetur se kë do të mbështeste për kryetar të PD, Turku tha se pa problem e jep votën për Berishën, i cili sipas tij solli ringritjen e partisë.

“Dua të jem i sinqertë, do kisha dëshirë të ketë shumë kandidat, aktualisht ringritjen e solli vetëm z.Berisha dhe e jap pa problem votën për të. Por do doja të kishte edhe kandidatura të tjera, ndonëse Berisha është hap para tyre”, tha Turku.

Të fundit