Flash News

Ditari i Opozitës

E pranon deputeti i PD: Për shkarkimin e Berishës nuk i kishim votat e nevojshme

   E pranon deputeti i PD: Për shkarkimin e Berishës nuk i kishim votat e           

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj e ka pranuar se kryedemokrati Lulzim Basha mori vendimin për përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar për shkak se nuk i dispononte votat e nevojshme.

Duke folur në Syri.tv, Gjekmarkaj shkoi edhe më tej, kur tha se edhe ai vetë po të ishte thirrur në këtë votim, do të shprehej kundër përjashtimit të ish kryeministrit Berisha nga grupi kuvendor i PD.

E pranon deputeti i PD: Për shkarkimin e Berishës nuk i kishim votat e

Por, pavarësisht se e pranon shkeljen statutore me këtë akt, Gjekmarkaj e justifikoi vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar.

Nga ana tjetër, vetë ish kryeministri e ka cilësuar që në krye të herës vendimin nul dhe të marrë nga Basha për interesat e tij personale.

Të fundit