Flash News

Ditari i Opozitës

E quajti deputet jashtë grupit, Noka-Nikollës: Je një spikere, s’më ka zgjedhur Alibasha

E quajti deputet jashtë grupit, Noka-Nikollës: Je një spikere,

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, i është përgjigjur deklaratës së kryeparlamentares Lindita Nikolla e cila e cilësoi deputet jashtë grupeve parlamentare.

Noka e quajti Nikollën një spikere teksa u shpreh se ai është zgjedhur deputet nga demokratët dhe jo nga Alibasha.

“Ju jeni kryetare, kur një deputet ta shënoni jashtë grupeve parlamentare duhet ti referoheni së pari KQZ, se zonjë demokratët mua më kanë zgjedhur gjithë këto vite si deputet të tyre s’më ka zgjedhur Ali-Basha kurrë as do pranoj të më zgjedhë Ali Basha mua më ka zgjedhur demokratët. Ju jeni thjesht spikere, nuk jeni e caktuar për të kombinuar as me Alibashën, as me askënd tjetër. Jeni aty për t’iu referuar ligjit, rregullores”, u shpreh Noka.

Të fundit