Flash News

Ditari i Opozitës

E quajti “llum paaftësie”, Ndoka i përgjigjet Ramës: O Edo, o toç! Kishte reforma, jo koncesione

E quajti “llum paaftësie”, Ndoka i përgjigjet Ramës:

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë Kongresit Kombëtar të PS, ka ironizuar deputetin Nard Ndoka.

Teksa foli për situatën e Shëndetësisë në vend, Rama kujtoi kohën kur në krye të dikasterit qëndronte Nard Ndoka. Rama e quajti “llum paaftësie” duke i mëshuar situatës me Covid-19.

“Dikur në spital shkonim me batanije në krahë. Askush nuk donte t’ja dinte për shëndetësinë. Simboli i këtij ndryshimi për të mos thënë fjalë të gjata ka dy fjalë, Nard Ndoka ministër i Shëndetësisë. Merreni me mend vetë, sfidën për COVID, me Nard Ndokën. Zor të vjen të krahasohesh me një llum paaftësie në pushtet, por këto fije në kujtesë vlejnë për të nënvizuar dy tipare shumë të rëndësishme”, tha Rama.

Ndoka i është përgjigjur Ramës me një postim në Facebook duke thënë se në kohën e tij kishte reforma e jo koncesione.

“O Edo, o toç, në kohën tonë kishte reforma, jo koncesione!”, shkruan Ndoka.

Të fundit