Flash News

Ditari i Opozitës

E quajti opozitën ‘zorrë qorre’, Berisha i përgjigjet Ramës: Gjuhë halabaku, hiq dorë nga terrorizimi i zgjedhësve

E quajti opozitën ‘zorrë qorre’, Berisha i përgjigjet

Kryedemokrati Sali Berisha iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Rama nga Elbasani, kur kryesocialisti e quajti opozitën “zorrë qorre” që do të hiqet pas 14 majit.

Berisha tha nag Dropulli, gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, se Rama përdor një gjuhë halabaku duke e quajtur opozitën ‘zorrë qorre’. Berisha iu drejtua duke i thënë se kryeministrit që mundohet të fshehë të zezat e qeverisë, detyroi për herë të parë një qytetarët të niset drejt Tiranës për të hequr apendesitin.

Berisha theksoi se ky është rezultat i shkatërrimit të shëndetësisë nga qeverisja e Ramës.

“Ai shkon në Kavajë dhe përdor një gjuhë halabaku, sot në Elbasan e kishte filluar me ‘zorrën qorre’ e zorrën e trashë. Unë i them meqenëse je marrë me zorrën qorre, mbrëmë falë shkatërrimit që i ke bërë shkatërrimit të sistemit të shëndetësisë së këtij vendi, për herë të parë një i ri u detyruar të nisje nga Gjirokastra për të hequr ‘zorrën qorre’ në Tiranë. Ti që përpiqesh të fshehësh të zezat që i ke bërë këtij vendi. Ti detyrove një djalë të ri të sëmurë, të niset nga Gjirokastra për të operuar në Tiranë, apendicitin. Shan opozitën nga fillimi në fund, se atë kulturë ka, përdor fjalor banal dhe të turpshëm që kurrë një njeri i civilizuar nuk ia lejon vetes. I them që nuk ndryshon dot, dihet kush je”, tha Berisha.

Berisha theksoi se, opozita do ti përgjiget atij, si çdo monisti në botë.

“Hiq dorë nga kërcënimi dhe terrorizimi i zgjedhësve në minoritet dhe në Shqipëri, sepse tani çdo shqiptar e ka marrë vesh që ti ke vendosur monizmin, apo pushtetin personal në Shqipëri dhe të garantoj se shqiptarët janë absolutisht të vendosur të të japin atë që meriton çdo monizëm në botë, atë që i kanë bërë monistit të parë edhe ty dhe çdo monizëm në botë”, deklaroi Berisha.

Të fundit