Flash News

Ditari i Opozitës

“E rrethuar nga plehrat, e mbytur në fece!”, deputeti publikon foto nga Vjosa: “Vrasje” e turizmit dhe krim ndaj shëndetit të banorëve

“E rrethuar nga plehrat, e mbytur në fece!”, deputeti publikon

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka denoncuar me foto situatën e krijuar nga tonelatat me mbetje në shtratin e lumit Vjosë.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu shkruan se Vjosa është e rrethuar nga mbeturinat, ndonëse qeveria shqiptare e shpalli pak kohë më parë Park Kombëtar.

REAGIMI I SHEHUT
Krim e korrupsion, Vjosa e rrethuar nga plehrat, e mbytur ne fece!
“Parku Kombetar” ky!!
Me “kerkese” te kryebashkiakeve rilindas te Qarkut, firme te Deputetes-Ministre te Ambientit po ndodh.
Nga Permeti, Kelcyra ne Memaliaj, nga Libohova, Dropulli, Gjrokastara ne Tepelene e njejta gjendje
Dje “ zbulohet” edhe depozitimi i plehrave te Tepelenes, vetem 30 m larg Vjoses.
Njelloj si per bashkite e tjera te atij Qarku, me “kerkese” e “leje”!
Ujrat e zeza ne Vjose, plehrat e mbeturinat me „ kerkese e licence“, shoqerojne shtratin e saj.
Kjo “kerkese” e bashkive e ky “licensim” nga Ministria e Ambjenit eshte krim ambjental, ne kundershtim me ligjin ne teresi, e jo me per nje “Park Kombetar”!

Eshte dhe nje krim ndaj shendetit per ata banore.
Nje “vrasje” e turizmit nga Deputetja-Ministre edhe e Turizmit, qe “licenson”!
Per me teper keto depozitime jane ne gjendje katastrofale administrimi e mirembajtje.
Sepse edhe fondet per kete “avullojne”!
Korrupsion ky!
Nderkaq “Parku Kombetar” i Vjoses se mrekullueshme mbushet me pleherat e dekompozimet e tyre, me fecet e te gjithe Qarkut.
Dhe te gjitha institucionet e kontrollit ne Qark, Prefekture e te Ministres Deputete bejne sikur nuk shohin e as nuhasin!
Ndoshta kane humbur shqisat nga Covid!
Por mire keta, nuk i dihet cfare „fije” i lidhin me kete krim ambjental e shendetesor..
Por prokuroria e Qarkut, Policia e atyshme ku jane, pse nuk reagojne?!
Apo edhe ata kane kaluar “Covid”, nuk shikojne e ndjejne asgje?!
Apo nuk dine ligjet e pergjegjesite e tyre…?!
Apo akoma me keq…?!
Dikush duhet te pergjigjet tashme!

 

Të fundit