Flash News

Ditari i Opozitës

E skualifikoi anëtarësia nga listat e PD, Basha sqaron ç’do ndodhë me Klevis Balliun: Do jetë pjesë të burimeve njerëzore

E skualifikoi anëtarësia nga listat e PD, Basha sqaron

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur për skualifikimin e ish-deputetit të PD, Klevis Balliu në qarkun e Korçës nga anëtarësia.

Pas votimit si anëtar në degën 8 në Tiranë, Basha tha se në këtë proces nuk ka të humbur, por të gjithë të skualifikuarit, përfshirë edhe Balliun do jenë pjesë e burimeve njerëzore të PD për të drejtuar nesër qeverisjen e vendit.

Ky është proces në të cilin vendos anëtarësia, mbi votën e saj nuk ka asgjë. Por ky nuk është proces ku ka të përjashtuar, por është proces ku nuk ka të humbur.

Nga 3600 propozime themi se shumica kanë kualitetet përfaqësimit politik. Vetë procesi është dizenjuar që një numër i madh i të propozuarve nuk janë  të humbur, por përbëjnë pjesë të burimeve njerëzore të PD për të drejtuar nesër qeverisjen e vendit”, u shpreh Basha.  

Më herët, kryedemokrati Basha tha se procesi i selektimit të kandidatëve përfundon sot me listat e qarkut të Tiranës dhe se pjesëmarrja masive e demokratëve është tregues i qartë i pjekurisë politike.

Sot kam ushtruar të drejtën time si anëtar në një proces që bëhet për herë të parë në vend dhe Rajon, votën e anëtarësisë që vendos për përfaqësuesit politikë të PD.

Sot ky proces kulmon dhe përfundon në Tiranë. Pjesëmarrja masive e demokratëve është tregues i qartë i pjekurisë politike dhe i vendosmërisë sonë që sot të bëjmë realitet në radhët tona atë që do bëjmë nesër për shqiptarët. Shqiptarët duan dhe presin ndryshim, dhe ndryshimi nis nga vota.

Jam i lumtur e falënderoj demokratët që janë bërë pjesë e këtij procesi, partnerët tanë ndërkombëtar për këtë hap që nuk është vetëm, risi për PD, por model për rajonin. Demokracia nis nga brenda shtëpisë.

Është një garë brenda PD, beteja e vërtetë na pret. Demokratët janë të vetëdijshme për urgjencën e çdo shqiptari për të sjellë një ndryshim real, jo vetëm ndërrim karrigesh, por ndryshim në modelin e qeverisjes nesër”, u shpreh Basha.

 

Të fundit