Flash News

Ditari i Opozitës

"E varfër me kushtetutë të përdhosur", Teliti: Kjo nuk është Shqipëria që do donin baballarët e Pavarësisë

"E varfër me kushtetutë të përdhosur", Teliti: Kjo

Këshilltari për çështjet ekonomike të PD, Dorjan Teliti ka sjellë një panoramim të vendit sot,  112 vjet pas shpalljes së Pavarësisë. 

Në rrjetet sociale, ai shkruan se Shqipëria e sotme është e shkatërruar nga korrupsioni, varfëria, dhe persekutimet politike, ndryshe nga ajo për të cilën luftuan baballarët e Pavarësisë. 

"KJO NUK ËSHTË SHQIPËRIA QË DO DONIN BABALLARËT E PAVARËSISË! Prej 112 vitesh jemi të pavarur falë mundit të disa burrave atdhedashës që lanë cdo gjë pas dore, me të vetmin qëllim, ta bënin Shqipërinë e pavarur dhe të zhvilluar.Po ku jemi sot? Ku jemi pas 112 vitesh? Shqipëria 2024 është Shqipëria me kushtetutë të përdhosur, me arrestime e persekutime politike.

Shqipëria 2024 është Shqipëria që shpopullohet dita ditës, rinia largohet, familjet që ndahen për së gjalli.Shqipëria 2024 është ajo e varfërisë, ku 46% e popullatës vuajnë për “bukën e gojës”, shtresat e varfëra janë të braktisura e përcmuara. Shqipëria 2024 është ajo që nuk shërben sic duhet të sëmurët, e mungesës së theksuar të ilaceve, spitaleve, qendrave shëndetësore. Shqipëria 2024 është ajo e arsimit jo cilësor, e shkollave me dy turne, e universiteteve që diploma japin por punëmarrës të denjë nuk krijojnë.Shqipëria 2024 është ajo e politikave të urrejtjes ndaj fshatit dhe fermerit.

Shqipëria 2024 është ajo e korrupsionit galopant, abuzimit me pronën private dhe publike, është Shqipëria ku një grusht njerëzit nuk zbatojnë më parimet e ligjit por vetëm parimet “KCK të maliqit”. I përulemi me nderim baballarëve të pavarësisë, por një gjë është e sigurt, kjo nuk është Shqipëria që ata imagjinuan, nuk është Shqipëria që ata dhanë edhe jetën për ta bërë të pavarur e të begatë. Ndaj ngrihuni të bëjmë ndryshimin, ja detyrohemi kaq brezave të sotëm por edhe baballarëve të kombit, prej të cilëve gëzojmë sot lirinë."

Të fundit