Flash News

Ditari i Opozitës

“E vërteta e kandidaturave në Këshillin Drejtues të RTSh”, Vokshi: Rama manipuloi për të bërë ‘pis’ Besnik Mustafajn

“E vërteta e kandidaturave në Këshillin Drejtues të
Ish-deputete e PD, Albana Vokshi

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar pasi, Kuvendi rrëzoi kandidaturën e Besnik Mustafajt për vakancën në Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.

Sipas Vokshit, nuk ka ndodhur asnjëherë më parë që kandidaturat e miratuara në unanimitet në komision, të rrëzohen nga seanca plenare.

Në një status në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se kryeministri Edi Rama po mundohet të marrë nën kontroll çdo institucion që mund të ushtrojë presion ndaj mediave dhe të përçajë opozitën.

Në largim e sipër, Edi Rama po mundohet të bëjë atë që ka bërë pandërprerë gjatë gjithë pushtetit të tij 23 vjeçar, të marrë nën kontroll çdo institucion që mund të ushtrojë presion ndaj mediave dhe të përçajë opozitën.

Vakancat e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar, Edi Rama i përdori në mënyrë diabolike për ta uzurpuar atë dhe për të kompromentuar figurën e z. Besnik Mustafaj.

Loja e tij është mjerane. Lajmet e shpërndara nga zyra e propagandës së qeverisë kundër Besnik Mustafajt janë të rreme.

Edi Rama vonoi qëllimshëm për 2 vjet kandidaturat e miratuara në unanimitet të plotë, në respekt të ligjit, në Komisionin e Medias, të cilin e drejtoja atëherë. Besnik Mustafaj dhe Edmond Tullumani u mbështetën nga PD, Heldon Halili u mbështet nga PS.

Pasi e vonoi votimin 2 vjet, Edi Rama rrëzoi kandidaturat, në një akt të paprecedentë në historinë e parlamentarizmit. Asnjëherë më parë, nuk ka ndodhur që kandidaturat e miratuara në unanimitet në komision, të rrëzohen nga seanca plenare.

Kjo ndodh vetëm me një si Edi Rama që, në fund të pushtetit të tij, të kapë edhe Këshillin Drejtues të RTSH.

I trembur nga vendimi i shqiptarëve në 25 prill, bën të tilla lojra të pista. Ky akt, është vula e fundit e Edi Ramës kundër lirisë së medias”, shkruan Vokshi.

Gjatë seancës së djeshme, Kuvendi vendosi me 74 kundër Mustafajt. Deputetët votuan gjithashtu kundër dy kandidaturave të tjera, Helidon Haliti dhe Edmond Tullumani.

Këshilli Drejtues i RTSH-së është organi kryesor vendimarrës. Ai përbëhet nga 10 anëtarë dhe kryetari të cilët zgjidhen nga Kuvendi.

Të fundit