Flash News

Ditari i Opozitës

Edhe Basha tur takimesh me demokratët si Berisha? Bardhi: Jemi në kontakt të përditshëm me anëtarët e partisë

Edhe Basha tur takimesh me demokratët si Berisha? Bardhi: Jemi në

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është pyetur nëse kryetari i PD, Lulzim Basha është gati të nisë një tur takimesh me demokratët njësoj si ish kryeministri Sali Berisha.

Në një intervistë për ABC, Bardhi tha se Basha PD është në kontakte të përditshme me anëtarët e partisë, me strukturat e partisë, duke nisur nga kryetari i partisë, sekretari i përgjithshëm, nënkryetarët, deputetët, drejtuesit politikë

Së pari, ne jemi në kontakt dhe në takime të përditshme me anëtarët e partisë, me strukturat e partisë, duke nisur nga kryetari i partisë, sekretari i përgjithshëm, nënkryetarët, deputetët, drejtuesit politikë, pra janë në kontakt të përditshëm me anëtarët e partisë, mbështetësit tanë dhe me strukturat e partisë. Do duhet të kemi parasysh diçka, që agjendën politike të Partisë Demokratike, nuk e cakton halli apo problemi apo interesi personal i Sali Berishës. Agjendën politike të Partisë Demokratike e dikton përgjegjësia që ne kemi në raport me demokratët, përgjegjësia që ne kemi në raport me shqiptarët.

Ne jemi në krye të detyrës, jemi në betejë me  të vetmin armik të demokratëve dhe kundërshtarin tonë politik Edi Ramën dhe regjimin e tij dhe e gjithë energjia jonë do të duhet të përqendrohet këtu. Sigurisht që zoti Berisha ka një problem të tijin personal , është në të drejtën e tij të ndërtojë formën e reagimit mbi problemin e tij personal, por e kam thënë dhe dua ta përsëris: Problemet personale, hallet personale do duhet të mbahen larg shtëpisë së demokratëve, larg  selisë  së Partisë Demokratike, secili do duhet ti mbajë në shtëpinë e tij”, deklaron Bardhi.

Kujtojmë se brenda Partisë Demokratike kanë vijuar përplasjet e forta mes krahut Berisha dhe Basha. Pas kuvendit të thirrur nga Berisha më 11 dhjetor, Basha iu përgjigj me një tjetër kuvend një javë më pas në 18 dhjetor.

 

 

Të fundit