Flash News

Ditari i Opozitës

Edhe Gazment Bardhi i kërkon Bashës largimin: Tërheqja juaj i hap rrugë bashkimit

Edhe Gazment Bardhi i kërkon Bashës largimin: Tërheqja juaj i hap

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazemtn Bardhi i ka kërkuar Lulzim Bashës të largohet nga drejtimi i PD.

Teksa foli në mbledhjen e grupit të PD, Bardhi tha se tërheqja e tij bashkë me Sali Berishën i hap rrugën një procesi bashkimi PD-së.

Gazment Bardhi: Vendimin e 9 shtatorit e mbështes sa të kem frymë jo për shkak të karriges të askujt, por se besoj edhe sot se është rruga e vetme për të fituar. Për shkak të atij vendimi partise iu shpall luftë. Jemi në gjendje lufte dhe po e dëmton PD në sytë e opinionit publik. Per të ndalur gërryerjen e partise, e vlerësoj qëndrimin tuaj për t’u vendosur në dispozicion të grupit dhe kryesisë për të gjetur një zgjidhje.

Një hap pas i juaji që merr me vete edhe Sali Berishën, i hap rrugën një procesi bashkimi është shansi vetëm për t’i dhënë mundësi PD. Ne nuk mund të improvizojmë. Sepse rrezikojmë të copëzohemi akoma më shumë. Këtu jemi pak. Edhe me ata jashtë jemi pak. Pra na duhet të dimë tani hapin a, b dhe c. Mundësinë për të fituar demokratëve në 2023 ia japim duke parë interesin e PD.

Hap pas pa bërë kthim pas, sepse kështu nuk shkojmë askund. Na duhet të gjejmë një zgjidhje të plotë, jo të pjesshme. Ajo që propozon Dashi duhet të marrë dhe miratimin e palës tjetër. Na duhet një zgjidhje që qetëson demokratët, se jemi në gjendje lufte dhe që i bën bashke demokratet.

Pra, vendimi për Sali Berishën nuk mund të zhbëhet. Këtu kemi qenë të gjithë dhe e kemi mbështetur. Tërheqja juaj dhe e Sali Berishës mund të përbashkojë, dhe mund te jap një shans për zgjidhje. Zgjidhja duhet të jetë e plote, afatgjatë. Eshtë një rruge për t’u testuar për të sjellë demokratët në pushtet.

 

Të fundit