Flash News

Ditari i Opozitës

Edi Paloka: A i lexon Yuri raportet e DASH apo ç’i duhet?

Edi Paloka: A i lexon Yuri raportet e DASH apo ç’i duhet?
Departamenti amerikan i Shtetit ka publiukuar këtë të hënë një raport ku në të cilin shkruhet për disa probleme të theksuar në qeverinë Rama, nga korrupsioni te presioni ndaj mediave e gjyqësori.
Lidhur me raportin ka reaguar dhe deputeti i Partisë Demokratike, Edi Raloka.

Në një postim në “Facebook”, Paloka thumbon ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e cila shpeshherë është pozicionuar në krah të qeverisë Rama.
“A i lexon Yuri raportet e DASH apo ç’i duhet”, shkruan Paloka.

Kujtojmë që në raport, përfshiheshin mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mungesa e mediave të pavarura; dhe korrupsioni i vazhdueshëm në qeverisje, në organet e zbatimit të ligjit dhe në institucionet lokale.

Ndonëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, “presioni politik, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase”, thuhet në raport.

Të fundit