Flash News

Ditari i Opozitës

“Edi proparama”, Basha-Ramës: Shqiptarët e dinë shumë mirë që nuk ke bërë asgjë

“Edi proparama”, Basha-Ramës: Shqiptarët e dinë

Pak pas reagimit të kryeministrit Rama mbi deklaratën e kreut demokrat mbi premtimet e pambajtura, nuk ka munguar as replika e këtij të fundit.

Teksa e quan “Edi proparama” e poston videon kur u bllokua mbrëmë në Lezhë nga moti i keq, Basha shkruan se “të gjithë e dinë që me ty Shqipëria ka ngecur në vend”.

“Edi proparama! Të gjithë e dinë që me ty Shqipëria ka ngecur në vend. Shqiptarët e dinë shumë mirë që nuk ke bërë asgjë dhe që nuk do të bësh asgjë për ta. Me 25 Prill ti humb dhe Shqipëria fiton”, shkruan Basha në Twitter.

Të fundit