Flash News

Ditari i Opozitës

“Edi Rama o lepurush”, Meta ashpërson tonet: Ligjet do ia fus atje ku i shijojnë. Do ketë fatin e Musolinit dhe Klaretës

“Edi Rama o lepurush”, Meta ashpërson tonet: Ligjet do ia fus

Ilir Meta ka ashpërsuar tonet ndaj kryeministrit Edi Rama. Në një konferencë për mediat, kryetari i Partisë së Lirisë foli për ligjin për hapjen e dosjeve. Meta tha se qëllimi i ligjit është që të dëmtojë imazhin e tij.

“Së pari duhet të keni parasysh që unë i mbaj premtimet dhe ju kam thënë që ligjet që bën djali i Kristaqit, Edvin Kristaq Rama. Nipi i Spiro Kolekës, me tolerancën më të madhe do t’ja fus atje ku i shijon më shumë atij”, u shpreh Meta.

Ky i fundit i tha Ramës se do të përfundojë si Musolini dhe partnerja e tij.

“Edi Rama o lepurush, që të ishte bashkëpunëtor e di shumë mirë t’i si duhej të ishe. Edhe të përgjoje duhet të të jepte dikush përgjuesin o lepurush që merr mendjen e A.H që do përfundojë më keq se Klareta. Të gjithë ata që kujtojnë që do të fusin hundët në zgjedhje do të kenë fatin e Musolinit dhe Klaretës. Klaretën e dini ju, ishte dashnorja e Musolinit”, tha ai.

 

 

Të fundit