Flash News

Ditari i Opozitës

Edith Harxhi: Jam përballur në PD me njerëz të armatosur

Edith Harxhi: Jam përballur në PD me njerëz të armatosur

Anëtarja e Komisionit të përkohshëm të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka deklaruar se në selinë blu është përballur edhe me njerëz të armatosur.

E ftuar në emisionin Top Talk, në Top Channel, ajo tha se kur ka hyrë në seli, i kanë dalë para njerëz të dyshimtë, sipas saj në mbështetje të kryedemokratit Lulzim Basha.

 “Ne nuk kemi kontrollin e PD-së, ne jemi PD-ja. Jemi PD-ja bio. Po në selinë e partisë ka njerëz të armatosur, brenda saj. Unë që kam shkuar tre apo katër herë më kanë dalë para ata njerëz që janë të dyshimtë.

Ata janë njerëz të afërt të Lulzim Bashës, që mendoj që paguhen nga ai për të qenë aty dhe për ta mbrojtur atë dhe karrigen e tij. Kjo është vetëm çështje karrigeje jo jete.
Basha për mendimin tim ka ardhur me një mision, që është shkatërrimi i PD-së”, tha Harxhi.

Të fundit