Flash News

Ditari i Opozitës

Edmond Spaho largohet nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët, vendimi që ka marrë

Edmond Spaho largohet nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët, vendimi

Deputeti Edmond Spaho ka deklaruar se do të tërhiqet nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët. Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme ai tha se ky komision nuk do të japë rezultate konkrete.

Spaho tha se ai nuk do të jetë pjesë e asnjë komisioni hetimor në të ardhmen, pa u ndryshuar më parë ligji për funksionimin e tyre.

Deputeti demokrat u shpreh se mazhoranca është në konflikt interesi dhe do ta sabotojë. Gjithashtu shtoi se komisioni është vonuar me hartimin e planit të hetimit për shkak të zvarritjeve qeveri-Kuvend, që sipas Spahos janë të qëllimshme.

“Kam pranuar me besimin se ne do të bëjmë një punë, e cila do të vlejë për të ardhmen. Nga praktika e komisioneve të mëparshme parlamentare, por veçanërisht nga puna e këtij komisioni dhe ndaj qëndrimit të mazhorancës ditën e djeshme, unë shoh që ky komision do të ketë të njëjtin fat si komisionet e tjera hetimore.

Pavarësisht fakteve që do të paraqisni ju këtu, mazhoranca, e cila ndodhet në konflikt të plotë interesi, do të sabotojë. Nëse doni të fillojë puna, gazetari duhet të ishte pyetur sot.

Me mënyrën si u doll stafi i Kuvendit do të thotë që mazhoranca së bashku me Kuvendin janë bërë bashkë për të mos hedhur dritë mbi këtë aferë. Unë të bëhem pjesë e këtij bashkimi për të mbuluar këtë aferë, nuk kam për t’u bërë.

Nga dita e sotme dhe derisa të jem në Kuvend unë nuk do të votojë krijimin e asnjë Komisioni Hetimor derisa të ndryshojë ligji dhe t’u japi kërkuesve të drejtën e shumicës”, tha Spaho.

Të fundit