Flash News

Ditari i Opozitës

Edmond Spaho "thumbon" Bashën duke vlerësuar punën e Veliajt si kryebashkiak

Edmond Spaho "thumbon" Bashën duke vlerësuar punën e

Deputeti demokrat Edmond Spaho "thumboi" ditën e sotme kryedemokratin Lulzim Basha, duke vlerësuar punën e Erion Veliajt si kryebashkiak.

Në Komisionin e Ekonomisë sot po diskutohej buxheti i bashkive dhe teksa i drejtoi një pyetje Veliajt, Spaho tha se ka një përmirësim të dukshëm të pastrimit të kryeqytetit.

Kjo deklaratë u duk si "thumb" ndaj kryedemokratit, i cili drejtoi Bashkinë e Tiranës për 4 vjet dhe pas përplasjeve të ndodhura së fundmi në selinë blu.

“Unë kam një pyetje për z. Veliaj. Paraprakisht, duhet të them që ka një përmirësim pastrimi i qytetit të Tiranës, është i dukshëm, megjithatë desha të dija, a do investojnë kompanitë e pastrimit në teknologji?”- tha Spaho.

Ky i fundit ka dalë kundër bashës dhe mbështet "Foltoren" e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai ka debatuar me kryedemokratin dhe në takimin e grupit që u zhvillua dy ditë më parë.

 

Të fundit