Flash News

Ditari i Opozitës

Edmond Spaho u përjashtua nga PD, me kë e zëvendësoi Basha si drejtues politik i qarkut Korçë

Edmond Spaho u përjashtua nga PD, me kë e zëvendësoi Basha

Pasi u përjashtua nga partia, Lulzim Basha e ka zëvendësuar deputetin Edmond Spaho edhe si drejtues politik i qarkut Korçë.

Spaho u zëvendësua në këtë detyrë me deputetin, Ervin Salianji.

Lajmi u konfirmua nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Në njoftim theksohet se Salianji do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH-së në nivel qarku.

Të fundit