Flash News

Ditari i Opozitës

Edmond Spaho: Zgjedhjet e 25 prillit nuk do t’i njohim, kushti që do çonte Bashën drejt dorëheqjes

Edmond Spaho: Zgjedhjet e 25 prillit nuk do t’i njohim, kushti që do

Numri dy i PD, Edmond Spaho zgjedhjet e 25 prillit nuk do të njihen.

I ftuar në ABC, sipas Spahos zgjedhjet nuk u humbën por u vodhën ndaj nuk kishte arsye që kryetari i PD-së Basha të japë dorëheqjen.

Ne këto zgjedhje nuk do i njohim për këtë nuk ka dyshim, ne kemi paraqitur fakte pafund që zgjedhjet janë manipuluar, janë 10 mandate deputeti që dihet se nga e kanë origjinën e tyre nga paratë. Tenderimet, administrata shtetërore, buxheti i shtetit i përdorur në favor të zgjedhjeve. Është e rëndësishme që të kemi një udhëheqje legjitime për ti shkuar në fund të gjithë këtyre çështjeve. Ne nuk po themi që duhet të jetë Basha në krye të partisë por është hapur një garë brenda partisë.

Nëse do të ishin humbur zgjedhjet kryetari do të kishte dhënë dorëheqjen, por këto janë zgjedhje të vjedhura jo të humbura, ndaj nuk ka arsye që të japë dorëheqje, siç kërkojnë kundërshtarët e Bashës në Partinë Demokratike. Me të gjithë vjedhjen që është bërë zgjedhjeve ne kemi arritur që të marrin rezultatin më të mirë”, tha Spaho.  

Të fundit