Flash News

Ditari i Opozitës

Efekti i “rritjes” së pensioneve!

Efekti i “rritjes” së pensioneve!

Në një postim ironik, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka komentuar rritjen e pensioneve nga qeveria, duke e ilustruar këtë situatë me një foto të Kryeministrit Edi Rama duke biseduar me një skelet, për të theksuar pasojat e politikave të tij ekonomike.

Këlliçi shkruan se ky “moment relaksi” mes Ramës dhe pensionistit është një shembull i qartë se si qeveria ka dështuar të ofrojë mbështetje të mjaftueshme për ata që kanë punuar gjatë gjithë jetës.

Kjo është ajo që ka mbetur nga pensionet e rritura,” thekson Këlliçi, duke nënkuptuar se rritjet e shpallura janë të pamjaftueshme për të mbuluar nevojat e pensionistëve.

 

Të fundit