Flash News

Ditari i Opozitës

"Efektivi i drejtoi armën deputetit", reagon sërish Bardhi: Gënjeshtrat i sajojnë trashë, sa vetë propaganda e qeverisë

"Efektivi i drejtoi armën deputetit", reagon sërish Bardhi:

Kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka reaguar sërish pasi sipas tij një punonjës i forcave speciale gjatë përballjes me protestuesit tek parlamenti i Shqipërisë sot ka nxjerrë edhe armën ndaj deputetëve të opozitës, Luan Baçi dhe Bledion Nallbati. Nga ana tjetër, Policia e Shtetit e përgënjeshtroi duke sqaruar se asnje punonjes policie nuk ka qene i pajisur me armë zjarri gjate tubimit, po vetëm me mjete mbrojtëse dhe me shkopinj gome.

Në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se sot shteti personal i Edi Ramës degradoi në mashtrim, për shkak se doli zbuluar ashtu siç është -shtet arbitrar policor!

Të fundit