Flash News

Ditari i Opozitës

Efektivi i nxori armën, Baçi: Futi dorën te pistoleta, u mundova të hyja në Parlament

Efektivi i nxori armën, Baçi: Futi dorën te pistoleta, u

Deputeti Luan Baçi ka folur për mediat pas kërcënimit me armë që i bëri një nga efektivët e policisë, jashtë Parlamentit.

Baçi tha për mediat se po tentonte të hynte në Parlament, kur efektivi vendosi dorën tek arma.

"Ne ishim tek porta dhe vjen një grup policësh me skafanta dhe ne u kthyem nga orta për tu futur në parlament. U mundova të shtyja policën që të futem në parlament dhe ai menjëherë futi dorën të pistoleta.

Nga ajo acarim unë i hoqa kapelën nga koka, një veprim që nuk duhej bërë nga ana ime por u ndjeva keq kur ai vuri dorën te arma për të reaguar ndaj një deputeti.

Parlamenti është pushtuar nga policia, është pushtuar nga garda absolutisht deputetët janë pa të drejta dhe merre me mend se çfarë ndodh kur protestojnë qytetarët", deklaroi Baçi.

 

Të fundit