Flash News

Ditari i Opozitës

‘Eja drejt fitores’/ PD çel zyrtarisht fushatën të premten, publikon videon

‘Eja drejt fitores’/ PD çel zyrtarisht fushatën të

Partia Demokratike ka bërë gati sloganin për çelejn e fushatës elektorale të 11 majit, për zgjedhjet parlamentare.

Përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, kryedemokrati, Sali Berisha u ka bërë thirrje bashkëkombasve dhe qyettarëve shqiptarë t’i bashkohen PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, në çeljen e fushatës zyrtare në sheshin ‘Nënë Tereza në Tiranë’.

 ‘Merrni miqtë, familjen dhe eja drejt fitores’, është slogan i ri i PD që fton qytetarët t’i bashkohen çeljes së fushatës elektorale më 11 prill në Tiranë, në orën 19.00, ku do të prezantohet edhe programi i demokratëve për qeverisjen e ardhshme të vendit.

‘11 Prill, ora 19:00 në sheshin “Nënë Tereza”, nisim rrugëtimin drejt fitores! Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore ju ftojnë të bashkoheni në çeljen e fushatës’, thuhet në mesazhin e PD.

Prurjet e reja të ligjvënësve të rinj, do të udhëheqin qeverisjen e ardhshme në legjislaturën e 11 të Kuvendit të Shqipërisë.

Të fundit