Flash News

Ditari i Opozitës

"Ejani të bashkëbisedojmë", Petro Gjikuria nis nesër fushatën për bashkinë e Himarës

"Ejani të bashkëbisedojmë", Petro Gjikuria nis

Kandidati i opozitës për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuaria nis nesër fushatën elektorale për zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë. 

Ai ka publikuar ftesën ku lajmëron nisjen e fushatës, përmes të cilës fton bashkëqytetarët e Himarës në orën 19:30 të ditës së mërkurë në Himarë Fshat.

Në ftesë Gjikuria thekson se fton qytetarët e Himarës që të bashkëbisedojnë për vizionin dhe për programin për drejtimin e Bashkisë. 

"Ejani të bashkëbisedojmë", Petro Gjikuria nis

Gjikuria do të kandidojë kundër Vangjel Tavos nga Partia Socialiste. Zgjedhjet e Himarës u vendosën pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë hoqi mandatin e Fredi Belerit, i cili u dënua për blerje votash dhe më pas u dënua me dy vjet burg. 

Të fundit