Flash News

Ditari i Opozitës

'Ekonomi Fake, ku vetëm pastrohen para të pista, e thotë copë FMN'

'Ekonomi Fake, ku vetëm pastrohen para të pista, e thotë

Nga Petrit Vasili

Edi Rama dhe Qeveria kanë instaluar një ekonomi mafioze të parave të pista dhe në buzë të greminës.

Mbivlerësimi i lekut është dëshmia e plotë dhe absolutisht  e pakundërshtueshme.

RAPORTI I FMN.

Ne Raportin e saj te dy diteve me pare FMN e thote aq qarte:

????️"Mbiçmimi i shpejtë i lekut që nga viti i kaluar nuk shpjegohet plotësisht nga bazat ekonomike duke shtuar rrezikun e një kthimi të papritur,” deklaron FMN

????️"Boshllëqet e të dhënave mbi pasuritë e paluajtshme dhe aktivitetet e ndërtimit pengojnë një vlerësim të plotë të lidhjeve të mundshme makrofinanciare. Mbikëqyrja e zgjeruar e pasurive të paluajtshme dhe ndikimi i sektorit të ndërtimit në stabilitetin financiar janë thelbësore,” thote FMN.

REALITETI.

▪️Ne Shqiperi ku eksportet vazhdojne te bien pa u ndalur.

▪️Ndermarje pa fund mbyllen dhe falimentojne.

▪️Shpopullimi nga varferia, per shkaqe ekonomike si dhe nga pasiguria vijon ne menyre te pandalshme.

▪️Edhe Perrallat me turizmin kane marre fund sepse shifrat ekonomike flasin vete per ndikimin e tij minimal ne ekonomine e vendit.

▪️Ndertimtaria qe prodhon pa pushim dhjetra mijra apartamente, qe nuk blihen dot fare nga qytetaret por thjesht pastrojne para' ne mes te dites.

▪️Nje bujqesi ne krize te thelle dhe e pambeshtetur nga shteti qe po prodhon braktisjen e fshatit, mos shitjen e produkteve bujqesore dhe lenien e tokes pa punuar.

▪️Nje sistem taksash mafioz dhe preferencial per oligarket dhe asgjesues per bisnesin e mesem dhe te vogel.

▪️Qindra bisnesmene shqiptare, qe nuk investojne më miliona euro ne Shqiperi, por ne Maqedoni, Kosove e kudo neper bote.

▪️Korrupsioni kanceroz i i administrates shteterore pengon egersisht bisnesin e ndershem qe te punoje dhe zhvillohet.

PERFUNDIMI.

RAMA DHE QEVERIA KANË KRIJUAR NJË NARKOEKONOMI.

VENDI ËSHTË NË KRIZË TË THELLË EKONOMIKO-SOCIALE.

DOMINON PASTRIMI I PARASË DHE JO STRATEGJIA E EKONOMISË SË TREGUT ME LIGJE, KONKURENCE TË NDERSHME DHE TRASPARENCE. 

Të fundit