Flash News

Ditari i Opozitës

Ekonomia humbi 1 mld euro, Tabaku: Keqmenaxhim i situatës, vendi do të kthehet 15 vite pas

Ekonomia humbi 1 mld euro, Tabaku: Keqmenaxhim i situatës, vendi do të
Jorida Tabaku

Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar pas të publikimit të të dhënave të fundit nga INSTAT, ku thuhet se ekonomia shqiptare ka humbur 1 miliard euro në 9 muaj.

Ajo akuzon kryeministrin Edi Rama për keqmenxhimin e situatës, ndërsa thekson krizën dhe papunësinë.

Tabaku thotë se edhe buxheti i 2021 nuk është optimist, ku shton se varfëria do të rritet dhe ekonomia do të kthehet si 15 vite më parë.

Ish-deputetja shkruan në Facebook, se pavarësisht krizës pagesat për PPP-të nuk janë ndalur.

“INSTAT raporton se rënia ekonomike në vend për 3 mujorin e tretë është 130 mln euro ndërsa Produkti Brendshëm bruto, pra çfarë prodhon e gjithë ekonomia jonë, është kontraktuar me 3.3%. Parashikimet flasin se ekonomia do të kontraktohet për këtë vit në 7.5% të PBB-së.

Buxheti 2021 nuk është ideuar për t’i ndihmuar qytetarët. Varfëria do të rritet sikundër dhe BB e ka parashikuar duke shkuar në nivelet e 2005, pra shqiptarët do të kthehen 15 vjet pas tek të ardhurat e tyre.

Ndërkohë që në këtë kohë krize ku janë humbur nga ekonomia 1 mld euro qeveria shqiptare do të japë për PPP-të e programuara 120 mln euro duke u rritur me 40% në raport me këtë vit”, shkruan ndër të tjera Tabaku.

Të fundit