Flash News

Ditari i Opozitës

Ekonomia, Kryemadhi: Shteti është kthyer në xhelat, përkëdhelje për klientët dhe kamxhikun për të varfërit

Ekonomia, Kryemadhi: Shteti është kthyer në xhelat,
Foto gjatë takimit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë Nr.10 në Tiranë. Ajo tha se ekonomia e shqiptarëve është më e rënduar se 4 vite më parë, duke theksuar se keqmenaxhimi i situatës së pandemisë e përkeqësoi situatën.

“Jam e bindur që kudo që të pyesësh ne paguajmë taksa më shumë se ç’kemi paguar katër vite më parë, jeta është më e shtrenjtë se ç’ka qenë, ndërkohë që standardi i jetesës dhe pagat e qytetarëve janë në nivelin që kanë qenë, madje edhe mund të bien për shkak të inflacionit që ka ndodhur.

Ajo që duhet thënë është se pandemia e dëmtoi akoma dhe më shumë biznesin. Pandemia i ndodhi gjithë botës, por në Shqipëri keq-manaxhimi i saj bëri që biznesi dhe familjarët ta ndiejnë drejtpërdrejt atë”, tha ajo.

Kryemadhi u ndal edhe te taksat e larta, ku theksoi se barra fiskale për qytetarët dhe bizneset është e lartë. Sipas saj, plani që ofron opozita sa i përket taksave është një shans i mirë për bizneset.

“13 mijë veta janë në gjithë Shqipërinë, të cilët ne i taksojmë në mënyrën më të tmerrshme. Pra, me taksën e tmerrshme 23 për qind. Këto janë njerëz që nuk janë as biznese shumë të mëdha apo oligarkët dhe të taksosh njerëz të cilët me dijet e tyre, me shkollat e tyre, të taksosh më shumë ata se këdo tjetër, kjo është më të vërtetë e rëndë.

Dhe ulja e taksës në 9 për qind. Ne si LSI zakonisht jemi të 10 për qindëshi, por dakordësia me Partinë Demokratike te 9 për qindëshi është një shans shumë i mirë për bizneset, por ndërkohë për profesionin e lirë, ashtu sikurse ti më takson dhe ashtu sikurse ti bizneseve të mëdha ju përllogarit shpenzimet, nuk ke përse të mos i llogarisësh shpenzimet edhe  çdo rrogëtari, i cili ka shpenzime të tilla si energjia elektrike, shkollimin i fëmijëve, shëndetësia”, u shpreh Kryemadhi gjatë takimit me qytetarët.

Ajo shtoi se nuk duhet të veprohet më me dy standarde, duke veçuar atë të “përkëdhelisë dhe të dhënies së ofertave oligarkëve dhe klientëve të qeverisë, dhe kamxhikun për të varfrit apo edhe për elitën shqiptare”.

Të fundit