Flash News

Ditari i Opozitës

"Ekonomia në krizë dhe shëndetësia në kolaps", Basha: Koha për një qeveri që punon për njerëzit! Vetëm ne mund ta bëjmë këtë

"Ekonomia në krizë dhe shëndetësia në
Foto Ilustruese/ Kryedemokrati Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është kundërpërgjigjur kreu të qeverisë, Edi Rama, pas videos së publikuar nga ky i fundit, duke shtuar se opozita po përdor COVID-19 për sulme politike.

Përmes një postimi në Twitter, Basha shkruan se  “ekonomia është në krizë”dhe “shëndetësia në kolaps”. Sipas kryedemokratit, “Shqipëria ka nevojë për shpresë të re dhe një qeveri që kujdeset për qytetarët e tij dhe fuqizon ekonominë”.

“Ne jemi të vetmit që mund ta bëjmë këtë!”, përfundon Basha.

“Shumë pak, shumë vonë. Ka mbi 6 muaj që kemi propozuar plan masash për të përballuar pandeminë. Fatkeqësisht Rama nuk e ka zbatuar. Sot e kësaj dite, Shqipëria është e fundit në çdo fushë. Ndihma ekonomike është më e ulëta. Shëndetësia është në kolaps. Ekonomia në krizë. Shqipëria ka nevojë për shpresë të re. Vendi ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët e tij dhe fuqizon ekonominë. Ne jemi të vetmit që mund ta bëjmë këtë! Është koha që Shqipëria të ketë një qeveri që punon për njerëzit”, shkruan Basha.

Të fundit