Flash News

Ditari i Opozitës

Ekspertja e shëndetësisë akuza qeverisë: Po përdor pandeminë për politikë, realiteti është ndryshe nga çfarë propagandohet

Ekspertja e shëndetësisë akuza qeverisë: Po përdor

Ekspertja e shëndetësisë pranë PD-së, Mirela Tabaku akuzon qeverinë se po përdor pandeminë për politikë. Ajo ka publikuar një video ku tregohen radhë ambulancash para spitalit ”Shefqet Ndroqi”.

Përmes një postimi në Facebook, Tabaku shkruan se realiteti në spitalet covid dhe në sistemin shëndetësor është i ndryshëm nga ai që paraqet qeveria.

Postimi i plotë:

Realiteti në spitalet COVID dhe në sistemin shëndetësor është i ndryshëm nga ai që paraqet qeveria.

Për fat të keq, kryeministri i vendit po e përdor pandeminë për politikë, ndërsa njerëzit kanë shumë nevojë për ndihmë.

Është e pandershmë që mjekët të përdoren si mburojë për të mbuluar dështimin e qeverisë me pandeminë.

Në një nga artikujt në revistën prestigjoze Nature të datës 18 Nëntor 2020, ndër të tjera shkruhet :

Qëllimi është të ‘informojmë” dhe - siç thotë filozofi i besimit Onora O’Neill - “të jetë i arritshëm, i kuptueshëm, i përdorshëm dhe i vlerësueshëm”.

Qeveria aktuale nuk po e bën këtë, prandaj na duhet një qeveri e re që të ketë prioritet shendetin dhe jetën e qytetarëve.

Të fundit