Flash News

Ditari i Opozitës

“Eksponent i klanit të Xibrakës”, Berisha: Olsi Rama nxori me makinë jashtë kufijve famëziun Genti Xhixha

“Eksponent i klanit të Xibrakës”, Berisha: Olsi Rama nxori

 Kreu i PD, Sali Berisha akuzon Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama si eksponentin kryesor të klanit të Xibrakës.

Duke folur nga protesta që mbahet poshtë banesës së tij, Berisha tha se sipas dosjes hetimore Olsi Rama nxori me makinë jashtë kufijve Genti Xhixha I cili bashkë me mamanë e tij, Marianthi Xhavara, derdhnin valixhet me euro për Edi Ramën në bashki.

Miqtë e mi, Edi Rama pasi erdhi në pushtet, vendosi në Shqipëri aleancën më të zezë të pushtetit me krimin, vjedhjen dhe drogën.

Sot, shqiptarët panë, por edhe mbarë bota, dosjen hetimore në të cilën Olsi Rama dilte një nga njerëzit më kryesorë, në mos më kryesori me Genti Xhixhën, i klanit të kokainës në Xibrakë.

Olsi Rama dilte eksponent kryesor i klanit të Xibrakës që instaloi aty fabrikën më të madhe të kokainës në Ballkan.

Ishte Olsi Rama, që për familjen Rama, klanin Rama, do ndërmerrte aksionin më të rëndë të regjistruar ndonjëherë në Shqipëri të përpunimit të kokainës dhe drogave të forta.

Ishte Olsi Rama që do sillte kolumbianët e alkimisë së kokainës.

Ishte Olsi Rama që do nxirrte jashtë kufijve famëziun Genti Xhixha, i cili bashkë me mamanë e tij, Marianthi Xhavara, derdhnin valixhet me euro për Edi Ramën në bashki”, tha Berisha.

Të fundit