Flash News

Ditari i Opozitës

“Ekziston një dosje ‘Mitrokhin’”, ç’paralajmëron Berisha: Historia ruse do të vijojë

“Ekziston një dosje ‘Mitrokhin’”,

Kreu i PD, Sali Berisha ka përsëritur akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama se ka qenë ai ai i cili ka mbyllur dosjen e Lulzim Bashës për financimet ruse.

Gjatë fjalës që mbajti në kuvend, Berisha paralajmëroi se dosja ruse do të vazhdojë, madje sipas tij ekziston një dosje Mitrokhin, për të cilën ftoi Ramën ta shohë dhe të mësojë se kë do të gjejë aty.

“PD nuk ka marrë kurrë asnjë financim rus, nëse i ka marrë i ka marrë Basha, U them se PD u themelua si parti e interesit kombëtar dhe i ka rezistuar rusëve. Rama njeriu që e dinte se janë financime ruse dhe i deklaroi Bashës në 2018 se ke futur duart në xhepat rus i mbylli dosjen e për këtë ka fakte. Hetimi është qesharak. PD ka krijuar komision hetimor dhe kërkon Bashës të tregojë cila është origjina e parave.

Në bllokimin e hetimit të kësaj çështje,financimet ruse ne PD, përgjegjësi kryesore ka Edi Rama, i cili ose e bllokoi për të marrë peng Bashën ose e bllokoi me urdhër të atyre që i kanë dhënë paratë. Ju them një gjë, ekziston një dosje Mitrokhin, të shohë pak Edi Rama se cilin do të gjejë në dosjen Mitrokhin. Do vazhdojë dosja ruse dhe këtu do jemi”, paralajmëron Berisha.

Të fundit