Flash News

Ditari i Opozitës

"Ekziston rreziku nga kriza energjetike", PD kërkon interpelancë në Kuvend me ministrin e Energjisë

"Ekziston rreziku nga kriza energjetike", PD kërkon

Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë në Kuvend për interpelancë urgjente me Ministrin e Infrastukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.

Sipas ërkesës të iniciuar nga deputeti Eno Bozdo, ekziston rreziku i një krize të mundshme energjetike në vend për shkak të situatës në Lindjen e Mesme.

"Shqipërisë i dalin përpara detyra të mëdha për përgatitjen për një krizë energjetike e cila do të kërkonte angazhim të madh shtetëror, e veçanërisht masa konkrete të Ministrisë së Energjitikës për çështjen e garantimit të furnizimit me karburant, të menaxhimit të duhur të Rezervës së Sigurisë dhe të koordinimit institucional me BE dhe IEA", thkesohet ndër të tjera në kërkesë. 

Kërkesa e plotë:

I nderuar Z. Kryetar i Kuvendit,


Nisur nga situata ndërkombëtare e shkaktuar nga lufta në Iran, situatë e cila ka ndikuar në rritjen e shpejtë të çmimeve të energjisë, veçanërisht të naftës dhe derivateve të saj;

Nisur nga fakti që Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) ka udhëzuar vendet e BE-së për përgatitjen për lëshimin në treg të naftës nga Rezervat e Sigurisë;

Nisur nga fakti se Komisioneri për Energjinë Zt. Dan Jorgensen, u ka kërkuar vendeve anëtare të Bashkimit Europian të përgatiten për ndërprerje të mundshme në furnizimin me energji, përmes një letre drejtuar ministrave të energjisë;

Nisur nga fakti që Kryeministri ka folur për një model të ri për mbajtjen e Rezervës energjetike të sigurisë si dhe për themelimin e një kompanie shtetërore që do të hyjë në tregun e tregtimit të naftës dhe derivateve të saj;

Nisur nga fakti që situata ndryshon me shumë shpejtësi dhe kemi hyrë në një emergjencë të vërtetë të përballjes me këtë krizë;

Për sa më sipër, Shqipërisë i dalin përpara detyra të mëdha për përgatitjen për një krizë energjetike e cila do të kërkonte angazhim të madh shtetëror, e veçanërisht masa konkrete të Ministrisë së Energjitikës për çështjen e garantimit të furnizimit me karburant, të menaxhimit të duhur të Rezervës së Sigurisë dhe të koordinimit institucional me BE dhe IEA.

Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, bazuar në nenin 80, pika 1 të Kushtetutës dhe nenin 96, pikat 1 dhe 2 të Rregullores së Kuvendit, kërkoj zhvillimin e një interpelance urgjente me Ministrin e Energjitikës dhe Transportit, për të dhënë shpjegime dhe informacione lidhur me sa më lart.

"Ekziston rreziku nga kriza energjetike", PD kërkon

Të fundit