Flash News

Ditari i Opozitës

“Eleminim mafioz në paraburgim”/ Berisha ngre dyshime për vdekjen e Enver Sheshit, i arrestuari për inceneratorët

“Eleminim mafioz në paraburgim”/ Berisha ngre dyshime për

Sali Berisha hedh dyshime mbi vdekjen e Enver Sheshit, i arrestuari për aferën e inceneratorëve, që ndërroi jetë një ditë më parë. Referuar mesazheve në adresë të tij, kryedemokrati ngre pikpyetje se shkaku i vdekjes nuk mund të jetë arresti kardiak.

Lideri i opozitës thotë se eleminimet mafioze janë karakteristikë e këtij pushteti. Berisha thotë se, sipas mesazheve, vdekja e tij është organizuar nga ‘mafja e djegësave’ për shkak të informacioneve që Sheshi dinte.

Berisha i bën thirrje Avokatit të Popullit që të nisë hetimet për rrethanat dhe shkaqet e vdekjes të Enver Shehut.

“Vdekjet e dyshimta, eleminimet mafjoze në burgjet e ferrit të Edi Ramës janë tashmë dukuri tragjike të zakonshme. Dje mediat njoftuan vdekjen e 59 vjeçarit Enver Sheshi i arrestuar për skemë mashtrimi me TVSH në aferën e djegesave nderkohë që boset e skemës Rama, Agaçi, Ahmetaj vazhdojnë vjedhjet me kompaninë e tyre të djegësave. Dyshime të forta kanë lindur për mbajtjen e tij në paraburgim.

Sipas disa mesazheve vdekja e tij është organizuar nga mafja e djegësave mbasi e dinte shumë për djegesat.  Të tjerë pretendojnë se kishte vendos të dëshmojë me hollësi për skemën e vjedhjes së parave në djegësin e Fierit dhe si u ndanë ato”, shkruan ndër të tjera Berisha.

Të fundit