Flash News

Ditari i Opozitës

Emërimi i Adriatik Kupit, Këlliçi: E ka vendin në burg, por Rama e bën drejtor

Emërimi i Adriatik Kupit, Këlliçi: E ka vendin në burg,

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka reaguar pas emërimit të Drejtrorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi, pasi zëvendësoi në këtë post Klevis Qosen.

Në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se caktimi i Adriatik Kupit në krye të Drejtorisë së Burgjeve, është shpërblimi i një manipuluesi e blerësi votash.

"E ka vendin në burg, ndërkohë Rama e bën Drejtor të Përgjithshëm të Burgjeve!
Janë disa katapultime e shpërblime që hedhin menjëherë në tokë propagandën dhe hipokrizinë e Edi Ramës, kur nis fushata si kjo aktualja, ku flet për rifkreskim, afrime e prurje të reja.
Caktimi i Adriatik Kupit në krye të Drejtorisë së Burgjeve, nuk është asnjëra nga ato që predikon kreu i organizatës kriminale “Rilindja”.
Është thjeshtë shpërblimi i një keqbërësi, i një manipuluesi e blerësi votash.
Adriatik Kupi spikat në këtë drejtim, po veçanërisht ishte aktiv në zgjedhjet e fundit të mbajtura për Bashkinë Tiranë, në vitin 2023.
Një ushtar kamikaz i bindur i Veliajt dhe pjesë e bandës 5D.
Nëse do kishte zbatim ligji dhe nëse SPAK do punonte për hetimin e krimeve zgjedhore, Kupi duhej ta kishte vendin në burg.
Me Edi Ramën, ai ndërkohë bëhet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.
Për më tepër, që ka lënë gjurmë dhe në tendera të dyshimtë në detyrat e mëparshme, sidomos në OST.
Kriminalizimi i administratës dhe shpërblimi me poste i delinkuentëve elektoralë, janë ajo që Edi Rama ofron çdo ditë.
Një kosto e rëndë për vendin, që meriton përgjigje të menjëhershme nga qytetarët", shkruan deputeti. 

Të fundit