Flash News

Ditari i Opozitës

Emërimi i Kadisë zv.ministër i Ramës, reagon PD: Është shkarkuar që në nëntor 2019 me firmën e Bashës e Gazment Bardhit

Emërimi i Kadisë zv.ministër i Ramës, reagon PD:

Reagon Partia Demokratike pasi Rama emëroi sot zv/ministër të Financave, Besart Kadinë, ish-funksionarin demokrat.

Sipas PD, Kadia është shkarkuar nga funksioni i anëtarit të Këshillit Kombëtar të PDSH, që më datë 5 Nëntor 2019, për shkak se ishte nismëtar i krijimit të lëvizjes politike “Alternativa”.

“Z. Besart Kadia, është shkarkuar nga funksioni i anëtarit të Këshillit Kombëtar të PDSH, që më datë 5 Nëntor 2019, për shkak se ishte nismëtar i krijimit të lëvizjes politike “Alternativa”, e financuar sipas informacioneve të verifikuara nga burime të dyshimta financiare të klientëve preferencial të Qeverisë. Që nga ajo datë z. Kadia nuk ka asnjë funksion në PD dhe nuk mund të ketë as në të ardhmen.

Atij i është hequr e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në strukturat e Partisë Demokratike, për shkelje të parimeve bazë të funksionimit të PDSH, të sanksionuar në nenin 9 të Statutit të PDSH-së”, sqaron PD në dokumentin e firmosur nga kreut i PD, Lulzim Basha dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Emërimi i Kadisë zv.ministër i Ramës, reagon PD:

Të fundit