Flash News

Ditari i Opozitës

Emërimi i Skënder Hitajt/ Balliu: Belinda Balluku zgjeron pushtetin mbi Policinë e Shtetit me bekimin e Ramës

Emërimi i Skënder Hitajt/ Balliu: Belinda Balluku zgjeron pushtetin

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka dalë me një deklaratë për mediat, ku ngriti akuza ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe qeverisë.

Ai paralajmëron për një përshkallëzim të kontrollit politik mbi institucionet e sigurisë, duke e cilësuar situatën si alarmante dhe me pasoja serioze për shtetin e së drejtës në vend.

DEKLARATË PËR MEDIA DEPUTETI I PD, KLEVIS BALLIU

Prej tre ditësh kam paralajmëruar publikisht se Belinda Balluku po përpiqej për të marrë nën kontroll edhe Policinë e Shtetit, përmes emërimit të Skënder Hitajt, një person që në zgjedhjet e fundit në Fier ka garantuar, në favor të saj, manipulimin dhe deformimin e vullnetit të qytetarëve.

Ky zhvillim është një provë e qartë se pushteti i Belinda Ballukut jo vetëm që nuk është kufizuar, por përkundrazi po zgjerohet në mënyrë alarmante. Me mbështetjen dhe bekimin politik të Edi Ramës, ajo po vendos nën kontroll institucione që duhet të jenë në shërbim të ligjit dhe qytetarëve, duke i shndërruar ato në vegla politike për mbrojtjen e pushtetit dhe garantimin e pandëshkueshmërisë.

Situata bëhet edhe më e rëndë nëse i referohemi faktit se në dosjen ku përmendet emri i saj, eksponentë të lartë të krimit të organizuar kanë kërcënuar dëshmitarë. Kjo dëshmon një lidhje të rrezikshme mes pushtetit politik dhe krimit të organizuar. Sot, me kontrollin që po konsolidohet mbi Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, u dërgohet një mesazh i qartë këtyre elementëve: se janë të mbrojtur dhe se drejtësia nuk do t’i prekë.

Kjo situatë provon se Policia e Shtetit është shndërruar në një instrument në shërbim të pushtetit të Edi Ramës dhe rrjeteve kriminale që e mbështesin atë. Në vend që të luftojë krimin, policia po përdoret për ta mbrojtur atë dhe për të garantuar kontrollin politik mbi vendin.

Kemi të bëjmë me një situatë alarmante dhe të papranueshme, që dëshmon degradimin e plotë të institucioneve shtetërore. Më e rënda është se kjo rrezikon drejtpërdrejt jetën e dëshmitarëve, jo vetëm në këtë dosje, por në çdo hetim të ardhshëm. Kur dëshmitarët kërcënohen nga krimi dhe institucionet që duhet t’i mbrojnë kontrollohen nga politika, drejtësia pushon së ekzistuari.

Shqipëria nuk ka më shtet ligjor, por një qeveri që bashkëjeton me krimin për të mbajtur veten në pushtet.

Të fundit