Flash News

Ditari i Opozitës

Emgrimi masiv drejt Britanisë, Tabaku për BBC: Shkak korrupsioni, nuk ekziston meritokracia

Emgrimi masiv drejt Britanisë, Tabaku për BBC: Shkak korrupsioni, nuk

Mediat britanike i kanë kushtuar thuajse çdo ditë nga një reportazh ikjes masive të të rinjve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe.

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka rrëfyer për BBC shkaqet që po i detyrojnë të rinjtë shqiptarë të braktisin vendin dhe të emigrojnë sidomos drejt Anglisë.

“Ata besojnë se sistemi në vendin tonë nuk është i drejtë. Meritokracia nuk ekziston. Ata nuk kanë shanse ekonomike. Është shumë e vështirë të kemi mobilitet social. Nëse ke lindur i varfër në Shqipëri mbetesh i tillë pavarësisht se sa shumë punon”, u shpreh Tabaku.

Deputetja demokrate nënvizoi se një ndër shkaqet kryesore mbetet korrpsioni i cili është pasuar nga probleme të tjera.

“Ne, si politikanë, duhet ta pranojmë se kjo është e lidhur me korrupsionin e madh dhe sidomos në veri të vendi është e lidhur me mungesën e oportuniteteve. Dhe kjo është diçka që i takon qeverisë ta adresojë”, tha Tabaku për BBC.

Lidhur me emigrimin masiv në rrugë ilegale drejt Britanisë, Tabaku tha se qeveria duhet të marrë masa Brenda kornizave ligjore për të ndaluar largimin e të rinjve. Demokratja theksoi se duhet të ketë një procedurë të njëjtë si me vendet e BE-së.

“Qeveria duhet ta pranojë këtë si problem dhe më pas të shohë rrugën për ta zgjidhur. Nuk mund të flasim për zgjidhje të një problemi që qeveria nuk e njeh. Duhet të kemi një sistem brenda kornizave ligjore ashtu që këta persona mos të detyrohen të largohen në këtë mënyrë. Duhet të kemi një procedurë më të përshpejtuar më Mbretërinë e Bashkuar, siç fjala vjen kemi me vendet e BE-së”, u shpreh Tabaku.

 

Të fundit