Flash News

Ditari i Opozitës

“Emigrimi, korrupsioni dhe RAI3”, Vokshi nga Italia: Berisha mbahet në arrest shtëpiak pa prova

“Emigrimi, korrupsioni dhe RAI3”, Vokshi nga Italia: Berisha mbahet

Deputetja demokrate  Albana Vokshi ka zhvilluar një takim me kryetarin e degës së Partisë Demokratike në Romë dhe me figura të tjera të rëndësishme në Parlamentin italian.

Romë, Itali, Dhoma e Deputetëve (Parlamenti Italian):Pata rastin dhe kënaqësinë që së bashku me z. Bardhok Doda, Kryetar i deges së PD Romë, njëherazi koordinator i Forza Italia, të takohesha me  z. Paolo Barelli, President i Grupit të Forza Italias në Parlament; me a z. Alessandro Battilocchio, deputet dhe komisioner për sigurinë kombëtare në Parlament; Znj. Erica Mazzeti dhe Z. Andrea Caroppo, deputetë të Forza Italia; dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Forza Italia në Senat z. Simone Baldelli.”

Me anë të një postimi në Facebook, Vokshi shkruan se diskutuan për çështje të ndryshme, ndër të tjera për situatën politike e sociale në Shqipëri, për dy problemet kryesore me të cilat Shqipëria po përballet: emigrimi masiv dhe korrupsioni e krimi masiv sic dëshmohet edhe në emisionin Report RAI3.

“Diskutuam për cështje të ndryshme, ndër të tjera për situatën politike e sociale në Shqipëri, për dy problemet kryesore me të cilat Shqipëria po përballet: emigrimi masiv dhe korrupsioni e krimi masiv sic dëshmohet edhe në emisionin Report RAI3. Të dy të lidhur e që ndihmojnë njëri tjetrin. Korrupsioni e krimi të lidhur me qeverinë nxisin largimin e shqiptarëve. Mbi 1 milionë shqiptarë të larguar në dhjetë vitet e fundit, 75% të rinj, pjesa më vitale”.

Deputetja demokrate vijon më tej teksa shprehet se i ka informuar në lidhje me vendimin e gjyqit të apelit për statusin ligjor të PD, procesin tërësisht politik ndaj kreut të PD, Sali Berisha, që vijon mbahet në arrest shtëpiak pa akuzë, pa prova, pa fakte e dëshmitarë.

“Informova miqtë tanë në lidhje me vendmin e gjyqit të apelit për statusin ligjor të PD, procesin tërësisht politik ndaj kreut të PD z. Berisha, që vijon mbahet në arrrest shtëpiak pa akuzë, pa prova, pa fakte e dëshmitarë; si dhe kërkova mbështetjen e Forza Italias në betejën tonë për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme.

Lidhjet e PD me Forza Italia janë historike e do vijojnë të forcohen në nivele të ndryshme bashkëpunimi.”, përfundon Vokshi.

Të fundit