All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

"Emigrantët po kthehen", Bozdo 'rrëzon' deklaratën e Ramës: Në Berat s'ka më as rini, as fermerë!

All - Paragraf - 1

"Emigrantët po kthehen", Bozdo 'rrëzon'

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka hedhur poshtë deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se në Berat ka nisur kthimi i emigrantëve dhe se trendet demografike janë në përmirësim.

All - Paragraf - 3

Sipas Bozdos, referuar edhe nga shifrat e INSTAT, në qytete dhe fshtra, s'ka më as rini, as fermerë. 

"Të nderuar banorë të Qarkut Berat!
Dëgjoni mashtrimet e kryeministrit sot, ndërsa përpiqet tu mbushë mendjen se në fakt, qytetet dhe fshatrat e qarkut jo vetëm që nuk po zbrazen por po ripopullohen nga kthimet e emigrantëve.
Ju e dini mirë të vërtetën. Ju e dini se në qytete s'ka më rini, se familjet po ikin, se në fshat jo vetëm s'ka më rini, por as edhe fermerë!
Shkaktar i vërtetë i kësaj tragjedie është një dhe vetëm një: Edi Rama dhe keqqeverisja e tij!
Në 12 vite ai e ka tretur Beratin dhe gjithë Shqipërinë! E ka bërë jetën tuaj të pamundur! Ju përzuri fëmijët e tani do tju mbushë mendjen me propagandë se sa mirë është të jetosh këtu!
Sepse në Shqipëri sot ka vend për Belindat e tij, por për ju dhe familjet tuaja nuk ka vend!", shkruan Bozdo në Fb ndër të tjera.

 

Të fundit