Flash News

Ditari i Opozitës

Emra nga grupi i Alibeajt në primare? Berisha: Janë të ftuar të sjellin përfaqësues për mbikëqyrjen e procesit

Emra nga grupi i Alibeajt në primare? Berisha: Janë të ftuar

Kreu i PD, Sali Berisha ka ftuar të bëhen pjesë e monitorimit të procesit të primareve përfaqësues të grupit të Enkelejd Alibejat.

I ftuar në emisionin “Open”, Berisha tha se grupimi i Alibeajt do të lejohet që të sjellë përfaqësuesit e tyre në grupet e numërimit të votave.

Berisha: Cilido që do të ketë përfaqësues në komisione, është i mirëpritur. Nëse ai kërkon komision për transparencë, nuk ka njeri ta pengojë. Le të çojë njeriu, aty të rrijë 24 orë. Është i mirëpritur të marrë pjesë në proces. Kushdo do të ketë përfaqësues në çdo komision. Të paraqesë kërkesë dhe do pranohen.

Nëse kërkojnë që në çdo kuti votimi, të kenë përfaqësues, të jenë të mirëpritur. Në komisionet e numërimit. Në radhë të parë duhet të shprehë kërkesën. Secili që do të ndjekë procesin me përfaqësues të vetë, është i mirëpritur.

Të fundit