Flash News

Ditari i Opozitës

Emrat e përfolur/ Alibeaj mbledh pakicën për të zyrtarizuar kandidaturat, diskutimet nga takimi me Mediun e Dodën

Emrat e përfolur/ Alibeaj mbledh pakicën për të zyrtarizuar

Enkelejd Alibeaj vijon punën për zgjedhjen e Presidentit të ri, edhe pse i zhveshur nga funksionet në PD. Ai thirri sot grupin parlamentar, por sërish i shkoi një pakicë deputetësh.

Kjo mbledhje vjen pas marrëveshjes që bëri me Taulant Balllën, e cila parashikon se opozita ka drejtën të paraqesë emra kandidatësh për president në raundin e dytë dhe të tretë.

Ndërkohë Komisioni i Rithemelimin nuk i njeh negociatat dhe vendimet e Alibeajt, duke e akuzuar këtë të fundit si të shitur te opozita.

Para mbledhjes me deputetët, ai zhvilloi një takim me kreun e PR-së, Fatmir Mediun dhe Mesila Dodën e PDIU-së.

Ata janë dakordësuar që të dalim me 4 emra. Aleanca për Ndryshim i ka dhënë emrin e Dashamir Shehit, ndërsa Mesila Doda ka kërkuar më shumë kohë.

Sakaq Alibeaj pritet të nxjerrë dy emra nga mbledhja me të vetët. Emri më i përfolur është Visar Zhiti, por nga lajmet që qarkullojnë në media si kandidatura për Kreun e ri të Shtetit janë edhe Dritan Demiraj apo Neritan Ceka.

Emri që do të marrë më shumë vota, Alibeaj dot a paraqesë në Konferencën e Kryetarëve. Raundi i dytë i votimit do të kryhet ditën e hënë.

Nga ana tjetër, socialistët do kenë mundësi të propozojnë emrat e tyre në dy raundet e fundit, ku presidenti mund të bëhet me një shumicë të thjeshtë, ndryshe nga dy raundet e parë ku duhet një shumicë prej tre të pestash.

Të fundit