Flash News
Familja me 5 anëtarë bllokohet në malin e Tomorit nga moti i keq, ndërhyn policia
Bora bllokon rrugën e Arbrit, situatë problematike edhe në Qafën e Ulzës
Moti i keq bllokon rrugët në Shqipëri, policia: Ja akset problematike
I kërkuar për ekstradim në Itali, arrestohet kreu i klanit "Farruku"
Shpërthim me tritol në një hotel në Theth
SPAK kërkon gjykim për deklarim të rremë, sqaron Dogjani: Ka një orientim politik ndaj meje
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi sot përfundimin e hetimeve ndaj deputetit demokrat, Asllan Dogjani për deklarim të rremë të pasurisë dhe dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të tij.
I ftuar në “Ora News”, Dogjani sqaroi jo vetëm hetimet, por edhe arsyet që fshihen pas tyre.
Asllani pretendon se gjithçka bëhet pas denoncimeve të tija të shumta publike ndaj mazhorancës dhe sistemit të drejtësisë sot në Shqipëri.
“Në SPAK ata që janë hajdutë nuk shkojnë. Pra duhet të jesh hajdut që të mos shkosh te SPAK-u. Kjo tregon që nuk jam hajdut, prandaj më çojnë tek SPAK-u.
Por këtu është e qartë që ka një orientim ndaj meje nga qeveria, me synim për të na bërë pis edhe ne që nuk jemi bërë pis asnjëherë.
Ka vendim politik, sepse kam guxuar të reagoj për interesin publik dhe një pronë publike.
Përpara pallatit tonë, ish-ndërtuesi në vitin 2006 nëpërmjet një të moshuari e ka paraqitur sikur jeton atje dhe e ka paraqitur se mban veglat atje dhe e ka legalizuar në 2020-ën dhe më pas ia ka kaluar djalit të tij. Pra, pronën publike, ish-kopështi publik me 250 metra katror tokë, dhe jo vetëm kaq por na ka zënë dhe derën e pallatit”, u shpreh Dogjani.